Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thënë dje se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama kanë pasur dhe perplasje pasi vetë ai nuk është tip i lehtë.
Xhafaj thotë se Rama i ka besuar atij postin e ministrit të brendshëm dhe ai do të zbatojë deri në fund detyrimet kushtetuese.
Cilat janë marërdhëniet tuaja me kryeministrin Rama?
Kam një marërdhëniet korrekte me kryeministrin Rama. Ai më ka besuar mua postin e ministrit të Brendshëm. Unë kam marrë përsipër këtë përgjegjesi në raport me detyrimet kushtetuese. Më respekton në funskionin tim dhe më mbëshetet për sfidat që më ka besuar.
A keni ndonjë gjë që e ndani ndryshe me kryeministrin Rama?
Patjetër që ka gjëra sepse unë jam ministër i brendshëm. Shpesh herë ka nevojë të diskutoj me të për informacione për krimin e organizuar me terrorizmin, më duhet të informoj atë drejtëpërdrejtë dhe kam detyrë ta inforomoj atë.
A keni patur përpalsje me kryeministrin?
Përpasje jo. Në punë mund të ketë diskutime debate. Sic ka thënë dhe ai vetë unë i bëj gjërat në mënyrën time. Nuk jam tip dhe shumë i lehtë mbase.
(E.K/FAXWEB.AL)