19:01 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A nuk e ka pyetur Basha për marrëveshjen? Berisha reagon për herë të parë: Ajo që u arrit shumë larg Reformës së plotë

11:31 | 06/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E FUNDIT/ Berisha në PD, takim urgjent me Lulzim Bashën

Pasi ka qendruar për shumë kohë në heshtje, lidhur me negociatat për Reformën Zgjedhore, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku thotë se ajo ka adresuar njërën nga çështjet madhore, siç ishte administrimi i votës së hedhur në kuti.

Berisha thotë se marrëveshja e arritur është larg së qeni një reformë elektorale e plotë, ndërsa shton se janë lënë në hije disa prej rekomandimev të lëna nga OSBE-OHDIR.

”Per te gjitha keto, mendoj se marreveshja e djeshme shenon vetem nje etape te reformes se plote elektorale. Se fundi, me duhet ti them Edvin Rames, te cilit i ka kallur daten revolucioni, se qe te shpetosh prej tij ke vetem nje rruge; prano: 1-Vetingun e politikaneve dhe qeveritareve dhe zyrtaeve te larte. 2-Testin e Droges! Ne rast te kundert urrejtja e popullit jo ne Surrel po po ne majen e Dajtit do te ngjitet! Populli do merret me ty!”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës: Një fjalë për marrëveshjen! Miq, marrëveshja e djeshme dhe zbatimi i saj adreson njerën nga çështjet madhore, me të cilën u përballen dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, konkretisht atë të administrimit të votës së hedhur ne kuti . Dhe kjo shënon një arritje për tu përshëndetur.

Në të vërtet, ajo është larg se qeni reforma elektorale e plotë, por përsëri vlen të përshëndetet. Kjo sepse me identifikimin biometrik procesi i votimit do mund të pastrohet nga parregullsi  të shumta të konstatuara nga ODHIR nga përdorimi abuziv i letër njoftimve, votimet familjare, votimet disa herë.

Marrëveshja është për tu përshëndetur gjithashtu se ajo bëri të dështoje një përpjekje e hapur për ti varur ujkut në qafë mëlçitë e qengjit, dmth për ti besuar administratës militantë socialiste të narkoshtetit administrimin e votës së qytetarëve shqiptar dhe shndërruar opozitën thjesht në një OJF vëzhguese të procesit të administrimit të zgjedhjeve.

E tëra kjo e bazuar në një realitet që nuk ekziston. Çdo njeri vërtet do preferonte një trup të depolitizuar në administrimin e zgjedhjeve, por në Shqipëri dhe për hir të së vërtetës dhe në shumë e shumë vende të tjera kjo mund të realizohet vetëm duke shpallur të depolitizuar ata të cilët vetëm të tille nuk janë.

Theksoj dhe njehere se per nje proces zgjedhor te lire dhe te drejte, administrimi eshte vetem nje shtylle e tij apo vetem nje kapitull ne kodin elektoral. Kapitujt e tjere te ketij kodi, shtylla te tjera te procesit elektoral siç jane nderhyrja e shtetit qe ishte masive ne dy zgjedhjet e fundit, mediat dhe kontrolli i tyre direkt nga qeveria, shkeljet flagrante te cituara ne raportin e fundit te ODHIR te konentave nderkombetare si Kartes se Kopenhagenit, Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Kartes Universale te te Drejtave te Njeriut eshte e detyrueshme te adresohen.

Pikerisht per keto probleme madhore ODHIR ne dy raportet e fundit ka patur denoncimet dhe rekomandimet me te shumta dhe ato nuk jane prekur fare. Ndaj ne rastse flasim per nje reforme elektorale per nje proces zgjedhor te drejte dhe te lire apo brenda standarteve nderkombetare eshte e domosdoshme qe te adresohen.

Perveç ketyre, ne nje problem apo kapitull tjeter madhor qe nuk eshte trajtuar fare eshte çeshtja e listave te votuesve tmerresisht te manipuluara kater vitet e fundit. Po ju rikujtoj ketu qindra e mijra banore te fshatrave te Tiranes qe ishin rregjistruar si votues ne Bashkine e Durresit etj etj.

Une jam ne dijeni te manipulimeve antiligjore te  procesit kater vitet e fundit me listat. Ceshtja e listave duhet te marre zgjidhje te plote dhe transparente ne rast se duam nje proces zgjedhor brenda standarteve nderkombetare.

Per te gjitha keto, mendoj se marreveshja e djeshme shenon vetem nje etape te reformes se plote elektorale. Se fundi, me duhet ti them Edvin Rames, te cilit i ka kallur daten revolucioni, se qe te shpetosh prej tij ke vetem nje rruge; prano: 1-Vetingun e politikaneve dhe qeveritareve dhe zyrtaeve te larte. 2-Testin e Droges! Ne rast te kundert urrejtja e popullit jo ne Surrel po po ne majen e Dajtit do te ngjitet! Populli do merret me ty! (E.K/Faxweb.al)

Pas

‘Sa i mirë je që më ndihmon’, Rudina shkon në fshat me Markun dhe shihni ç’bën ai për të

Para

Përfundon takimi me ambasadoren Kim, deputetët dalin të nervozuar. Murrizi: Nuk e lamë të bënte kërkesa, reformën nuk e votojmë

Para
Përfundon takimi me ambasadoren Kim, deputetët dalin të nervozuar. Murrizi: Nuk e lamë të bënte kërkesa, reformën nuk e votojmë

Përfundon takimi me ambasadoren Kim, deputetët dalin të nervozuar. Murrizi: Nuk e lamë të bënte kërkesa, reformën nuk e votojmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump zbulon telefonatën me Putinin: Më kërkoi favor për Iranin, i ktheva “merre me qetësi”

Në përfundim spitali modern i Kardiokirurgjisë, Rama: Kapacitet operativ mbi 1 mijë raste në vit

Kryetari i bashkisë shkodër njofton zhvendosjen e koncertit të Bujar Qamilit nga stadiumi “Loro Boriçi” në sheshin para bashkisë, për të ruajtur fushën dhe harmoninë e qytetit

Strehimi me kredi të buta, 1,100 qytetarë në listën e përfituesve

Retorikë e Ashpër mes Trump dhe Khamenei: SHBA dhe Irani në Përplasje të Forta për Konfliktin në Lindjen e Mesme

Gazment Bardhi në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit Regres për Shqipërinë, Denoncon Përdorim të Burimeve Shtetërore dhe Shkelje të Standardeve Zgjedhore

Bisedë Putin–Emiratet e Bashkuara, zbardhen detajet mbi çështjen iraniane

Taulant Balla: Qeveria dhe Opozita kanë arritur hapa të rëndësishëm për reformën zgjedhore, reforma nis menjëherë në shtator

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë pranë brigjeve të Izraelit

Rrëzimi i avionit në Indi/ I mbijetuari i vetëm i jep lamtumirën vëllait

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.