04:27 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A po bëhen vaksina të skaduara? ISHP reagon pas akuzave të Berishës: Shtyrja e afatit nuk është bërë vetëm për Shqipërinë…

14:37 | 16/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A po bëhen vaksina të skaduara? ISHP reagon pas akuzave të Berishës: Shtyrja e afatit nuk është bërë vetëm për Shqipërinë…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ISHP kanë reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, që në Shqipëri janë duke u përdorur vaksina të skaduara të Pfizer.

Berisha përdori si argument një shkresë që Eugena Tomini i kishte dërguar drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, që vaksinat që kanë datën e fundit në muajin Korrik të përdoren deri në Tetor. Në reagimin e ISHP thuhet se kjo është një veprim që është kryer edhe nga shtete të tjera, dhe vaksinat mbeten të sigurta, pavarësisht shtyrjes së kohës së përdorimit.

”Instituti i Shëndetit Publik sqaron qytetarët mbi të pavërtetat lidhur me vaksinat anticovid:

Vaksinat anticovid të kompanisë PfizerBioNTech janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.

Shtyrja e afatit të vaksinave Pfizer BioNTech sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Botën nga kompania PfizerBioNTech, mbështetur në vlerësimet e njëpasnjëshme për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Zgjatja e datës së skadencës së vaksinës Comirnaty (PfizerBioNTech) nga 3 në 6 dhe 9 muaj (shelf- life extention) nga data e reflektuar në vaksinë, sipas loteve të prodhuara dhe të shpërndara në nivel botëror, është miratuar nga të gjitha institucionet kombëtare dhe  ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave EMA dhe FDA.

Sigurojmë edhe një herë qytetarët se vaksinat janë efektive dhe të sigurta”, thuhet në reagimin e ISHP, ndërkohë që vetë ministrja shkruan:

“Sali Berisha e përdori dhe një herë dritaren e Facebook-ut, për të gënjyer.

Nuk do t’ia vlente t’i përgjigjeshim gënjeshtrave të tij, të cilat në jo pak raste ka filluar i fshin edhe vetë kur ndokush ia vë në dukje marrëzinë e radhës.

Por, gënjeshtrat që Sali Berisha shpërndan pa pikën e përgjegjësisë, ndikojnë mbi shëndetin e qytetarëve dhe masat parandaluese që ata duhet të marrin në kushtet e Pandemisë.

Në lidhje me gënjeshtrën e fundit, sipas të cilës qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dëshiron të informojë qytetarët si vijon:

Vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.

Shtyrja e afatit të vaksinave sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë për të gjithë shtetet e botës nga kompania Pfizer/BionTech dhe është miratuar nga FDA dhe EMA.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e përpjekjeve dezinformuese që synojnë ta përdorin shëndetin e tyre për politikën e ditës, por t’u referohen vetëm institucioneve që kanë përgjegjësinë të mbrojnë shëndetin e tyre”.

Lexoni dhe pretendimet e Berishës:

Denoncimi i Berishës: Deri në Tetor është dhënë urdhër që të përdoren vaksinat e skaduara Pfizer

Etiketa: berishavaksinat
Pas

Pse Elon Musk dëshiron që gjyqi të fillojë në vitin 2023, pesë muaj pas datës së kërkuar nga Twitter

Para

Scholz: Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i duam anëtarë të BE-së

Para
Scholz iu kërkon qytetarëve ta përballojnë së bashku krizën, dy skenarët: Rritje e përhershme pagash ose shtesë vjetore

Scholz: Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i duam anëtarë të BE-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.