14:44 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

A po vë KQZ në zbatim skenarin për zgjedhje pa opozitën? Zëvendëson PD-në me…

12:42 | 21/03/2017
në Te Gjitha
0
A po vë KQZ në zbatim skenarin për zgjedhje pa opozitën? Zëvendëson PD-në me…

Një ditë pasi kreu i qeverisë përsëriti prerë se PS do të hyjë në zgjedhje edhe pa PD apo partitë e tjera, KQZ ka njoftuar sot se do te vendosë për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

Deklarata vjen pas tërheqjes së Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nga procedura e plotesimit te anetarëve në KQZ.

Zëdhenesja e KQZ, njoftoi sot për mediat se në zbatim të afatit ligjor të përcaktuar në nenin 28, pika 1, të Kodit Zgjedhor, do të duhej të kishte marrë vendimin për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe të kishte caktuar datën për thirrjen e mbledhjes së parë të tyre.

“Shkaku që afati ligjor për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk u arrit te respektohej nga KQZ, është mos përmbushja e detyrimit ligjor nga Partia Demokratike për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të dhe sekretarë të KZAZ-ve, dhe nga Partia Republikane, për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve. Ky detyrim, i parashikuar nga neni 28, pika 2, i Kodit Zgjedhor, nuk u përmbush nga këto dy subjekte zgjedhore, madje as në tejkalim të afatit ligjor, megjithëse KQZ e toleroi këtë”- tha ajo.

“Pas dorëzimit nga Inspektorët Rajonalë të kërkesave të paraqitura nga qytetarët pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, dhe shqyrtimit të të gjithë  kandidaturave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rastin më të parë, me vendim do të emërojë anëtarët dhe sekretarët sipas rastit, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor”- deklaroi zëdhënësja.

Sipas saj, në respekt të informimit të opinionit publik, procedurat e përzgjedhjes dhe të emërimit kryesisht nga KQZ të shtetasve si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve do të kryhen në transparencë të plotë, sikundër e gjithë veprimtaria dhe puna e KQZ-së për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 18 qershor 2017. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: KQZzgjedhjet
Pas

Meta nuk kursen ”përkëdhelitë” për Lali Erin: Fëmijët u mërzitën se e panë duarbosh pa fiq

Para

“TI JE I FRIKSHËM! Neveri! Ndalo sot! Mos përdor më fëmijët!”, reagimi i fuqishëm për ‘shfaqjen’ e Veliajt

Para
“TI JE I FRIKSHËM! Neveri!  Ndalo sot! Mos përdor më fëmijët!”, reagimi i fuqishëm për ‘shfaqjen’ e Veliajt

"TI JE I FRIKSHËM! Neveri! Ndalo sot! Mos përdor më fëmijët!'', reagimi i fuqishëm për 'shfaqjen' e Veliajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.

Sherri me Trump, Musk: Është koha për një parti të re politike në Amerikë!

Shkel dënimin e dhënë për akuza të rënda, në pranga shqiptari në Itali

Shkodër – Dhunë fizike, kanosje, ndërtime pa leje dhe shkelje pronësie, procedohen disa shtetas

Bie prodhimi energjisë në janar-prill, HEC-et në Drin siguruan 47% të sasisë

Elbasan /Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”

Plagosja e çiftit në Gosë, shkak u bë qeni

Spiropali vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për Kurban Bajramin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.