14:03 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Abuzuan seksualisht me të miturën, gjykata jep masën e sigurisë për mësuesin dhe policin nga Kosova

15:44 | 09/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkoi për të denoncuar mësuesin, ky është polici që abuzoi seksualisht me 16-vjeçaren në Kosovë

Vesel Veseli

Gjykatat Themelore në Prishtinë ka lënë në paraburgim për 30 ditë, policin Vesel Veseli si dhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj, të cilët dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të miturën, A.G., nga Drenasi.

Ndërkohë gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj, doktorit Fehmi Ahmeti, nën dyshimin se ka bëre ndërprerjen e palejuar e shtatzënisë- abort.

Nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Por, tmerri i saj vetëm sa kishte filluar.

Hetuesi Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

Sot, të tre këta njerëz po paguajnë faturën e veprimeve të tyre. Hetuesi 50-vjeçar u vu në pranga të martën, ndërsa ishte media kosovare “Insajderi” e cila informoi Prokurorinë për rastin e rëndë, duke vënë në lëvizje mekanizmin e drejtësisë.

Vajza, që kishte menduar vetëvrasjen, kishte shkuar për konsultim te një avokat dhe ky i fundit, me anë të një letre anonime, ka informuar “Insajderin” mbi këtë ngjarje të rëndë.

Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Drenasit sqaroi se edhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar.

“Menjëherë, duke respektuar legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësuesin. Ne si institucion do të ngrejmë padi në hetuesi ndaj tij, ndaj të cilit do të ketë edhe procedurë disiplinore”, tha kryetari i Drenasit.

Nëna e viktimës rrëfeu për “Klan Kosovën” se e dinin për abuzimin e mësuesit, por jo për atë të policit. Abuzimi i të miturës ka shkaktuar një valë të gjerë indinjate në Kosovë, ku për këtë ngjarje janë organizuar edhe protesta.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: abuzimdrenaskosovevesel veseli
Pas

Zjarr në një banesë në Elbasan, flakët rrezikojnë dhe shtëpitë e tjera

Para

Vendimi i beftë/ Shtohet një tjetër taksë për naftën, i hapet rruga koncesionit të pompave

Para
Makinat në shtëpi! Paralajmërimi i frikshëm: Çmimi i naftës do rritet duke kapur nivele rekord

Vendimi i beftë/ Shtohet një tjetër taksë për naftën, i hapet rruga koncesionit të pompave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 48 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 54-vjeçari

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

Real përgatit ofertën e “çmendur”, 115 mln euro për Rodrin, për City-n mesfushori spanjoll është i pashitshëm

Durrës/Drejtonte mjetin pa patentë dhe shiste qese me hashash në zonën e plazhit, arrestohet 18-vjeçari

U konfliktuan në shëtitoren e qytetit të Sarandës, shpallen në kërkim pesë italianë

Putin humb mikeshën më të ngushtë pas betejës me kancerin, presidenti rus i pikëlluar në funeral

Dogji katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe rrezikoi jetën e banorëve, arrestohet për zjarrvënie 39-vjeçari në Kakavijë

Familjarët gjejnë pa shenja jete 67-vjeçarin në Pezë, dyshimet e para

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

“Unë jam i privuar përkohësisht”/ Rama ndan thënien e Thaçit nga Haga: Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.