14:17 | 02/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendimi i beftë/ Shtohet një tjetër taksë për naftën, i hapet rruga koncesionit të pompave

15:57 | 09/02/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Makinat në shtëpi! Paralajmërimi i frikshëm: Çmimi i naftës do rritet duke kapur nivele rekord

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrollin e pompave” në stacionet e karburanteve. Përmes një vendimi të beftë, Komisioni i Prokurimeve ka lejuar Ministrinë e Financave të zhvillojë tenderin që ia kalon privatit këtë shërbim, i cili aktualisht kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë.

Projekti për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve ka lindur në vitin 2016, si propozim i pakërkuar nga një kompani shqiptare e quajtur “Noa Control”. Për dy vite, propozimi mbeti në sirtarët e Ministrisë së Ekonomisë, por çuditërisht, vitin e kaluar ai u riaktivizua në mënyrë të beftë.

Në muajin qershor, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, ku jo vetëm pranoi propozimin e “Noa Control” për koncesionin, por edhe e shpërbleu këtë kompani me bonus sa 10 për qind të pikëve në tender. Pas këtij vendimi, Ministria e Financave caktoi menjehërë tenderin, duke lënë si afat tetorin e vitit të kaluar.

Por, pak ditë para tenderit, një kompani zvicerane e ankimoi procesin në Komisionin e Prokurimit Publik. Në ankesën e detajuar, kompania argumentonte se koncesioni ishte në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërsa kriteret e vendosura nga Ministria e Financave në tender kufizonin garën, duke paracaktuar si fituese kompaninë “Noa Control”.

Ankesa qëndroi për më shumë se 4 muaj në Komisionin e Prokurimeve. Tashmë, Komisioni ka vendosur ta rrëzojë atë, duke i hapur rrugë koncesionit të radhës, i cili për 20 vitet e ardhshme devijon 60 milionë euro, nga buxheti i shtetit te llogaria e një kompanie private, raporton TCH.

Koncesioni i pompave është taksa e tretë private, që qeveria u ngarkon qytetarëve te çmimi i naftës. Dy të parat janë “tarifa e markimit” dhe ajo e “skanimit”, parà të cilat paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës, por në vend që të shkojnë në buxhetin e shtetit, janë devijuar në llogari private përmes koncesioneve, që lindin si oferta të pakërkuara dhe me procedura të kontestuara.

Etiketa: koncesioni i pompavenaftetakse
Pas

Abuzuan seksualisht me të miturën, gjykata jep masën e sigurisë për mësuesin dhe policin nga Kosova

Para

“Kujdes, pritet të përkeqëohet moti!”, paralajmërimi i drejtorisë së Pergjithshme Detare

Para
“Kujdes, pritet të përkeqëohet moti!”, paralajmërimi i drejtorisë së Pergjithshme Detare

"Kujdes, pritet të përkeqëohet moti!", paralajmërimi i drejtorisë së Pergjithshme Detare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Pas Kejsit dhe Samantës, tërhiqet edhe një këngëtar tjetër nga gara në Festivalin e Këngës në RTSH

Vrasja e Liridona Ademajt, Osmani: Krim monstruoz, autorët të përballen me dënimet më të ashpra

Pagoi 30 mijë euro që t’i vrisnin gruan, Naim Murseli del nesër para gjykatës

Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

Kuvendi Kombëtar, Berisha: Në këtë dekadë u shkatërrua demokracia, pluralizmi! U rikthyen burgosjet politike të opozitës!

Megaoperacioni “Tempulli”/ Balla bën bilancin: Qindra të arrestuar dhe proceduar

“Kombi ynë ka humbur shpresën”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kohë e zezë për vendin, Tirana është shndërruar si Beogradi i dytë

“E kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe…”, kurora që la Murseli te varri i Liridonës

‘Familja Murseli ka 2 ditë kohë’, vëllai i Liridonës: Do zhvarrosim trupin

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, ja kush e shoqëroi ish-kryeministrin

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.