Prej pak kohësh larg skenave, dhe e bërë nënë, Adelina Ismaili i suprizon të gjithë. Ajo ka publikuar ditën e e djeshme këngën e saj më të re, edhe pse pa e shoqëruar me një videoklip.
Ditën e djeshme ajo ka publikuar në faqen e saj zyrtare këngën e re. Tekstin e ka shkruar vetë, muzikën e ka krijuar Keni Arifi dhe është një këngë proteste për të gjithë drejtuesit, pushtetarët dhe njerëzit me ndikim që kanë shkelur njerëzit dhe të drejtat e tyre që ka ardhur dy ditë para zgjedhjeve të Kosovës.
Nuk ka realizuar një klip, nuk ka synuar komercialitetin sepse në të kundërt do të zbehej edhe forca e kësaj kënge që është si një thirrje revolte që prek zemrën e të vërtetave të Kosovës.
“Juve që tash e 18 vjet keni vra çdo andërr e çdo shpresë, edhe juve tjerëve që s’keni pas b*** as fëmijët tuaj mi mbrojt… Juve që keni prodhu analfabeta me diploma, fëmijë lypsarë, kufoma të gjalla në korridore spitalesh, shtëpi publike në çdo motel, haraç në çdo kafshatë, juve që ende era prç shpirtit ju vjen… Unë nuk dorëzohem, andrrat e mia mi vra nuk mundeni”, thuhet në tekst.
Dhe Kosova duket kaq e ngjashme me Shqipërinë në këto vargje. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post