SPAK ka marrë nën hetim ish-kreybashkiakun socialist të Hasit Adem Lala, i dyshuar për korrupsion. Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalen në datë 18 Qeshor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.
Ish-kreybashkiakut të Hasit pritet ti komunikohet akuza nga Prokurorja Enkeleda Millonai, pasi dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë e cila më pas është anulluar. Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kuksit dhe më pas është trasferuar në SPAK, duke qenë se merret me hetimet për zyrtarët e lartë.
Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK. Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 dhe nuk kandidoi më pas në zgjedhjet e fundit lokale. Lala kandidoi nën siglën e kualicionit LSI-PS. Me profesion është ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetar komune në Golaj. (E.K/Faxweb.al)