26-vjeçarja Adjola Lakra, për të cilën Gjykata vendosi “árrest me bùrg”, është shprehur në Gjykatë se ajo me Malin ishin njohur përmes të ëmës së tij, e cila punonte si parukiere në pallatin ku ajo banonte. Ajo tregon se në një moment, Mali i ka marrë telefonin dhe ka ndjekur Billën në Instagram, ndërkohë që i ka thënë se ai ishte hasmi i tij.
“U lidha me Sebastian Malin para dy viteve, sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri i njoha me Lule Malin, e ëma e Sebastian Malit. E më pas u lidha me Sebastian Malin. Një ditë Sebastiani më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe klikoi një llogari me emrin Lani Billa në Instagram, e më pas i bëri ftesë.
E pyes se kush është dhe më tha “hásmi im”! Por, më tha, mos ki merak se nuk jam budálla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Personi me emrin Lani Billa me pranoi ftesën, ne filluam të flasim dhe unë fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë”, ka thënë Lakra, ndërkohë që shton se u lidhën me Billën në nëntor të vitit 2019.
“U lidhëm në nëntor të 2019, takoheshim përherë pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me q.ra aty afër”. Në atë kohë, Lakra tregon se i ka dhënë fund lidhjes me Sebastianin, dhe shton se kishte filluar që ti pëlqente Hekurani, të cilin me përkëdheli e thërriste me emrin Lani.
“Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time. Ditën e ngjarjes e lamë se do të takoheshim në darkë”, shton më tej Lakra. Mësohet se Billa i ka shkruar të dashurës se vonohej pasi kishte punë në Doganën e Durrësit.
“Në orën 20 e lam që do të takoheshim për një orë”, rrëfen vajza, “u nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, aty pashë që kishte ndodhur një vrásje”, shton më tej e dyshuara, që këmbëngul se lënia e takimit me të dashurin dhe vrásja e tij ishin një rastësi.
“U ktheva dhe parkova makinën në garazh, aty pashë Sebastianin duke q.arë dhe duke i rënë timonit me gru.shta”, shton më tej e dyshuara. “Kur unë po qa.ja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se “çfarë ke?”, i thashë: Kanë vr.arë Lanin!”.
Kur grupi i hetimit e pyeti të dyshuarën se ku e ka telefonin, 26-vjeçarja u përgjigj: E theva nga dëshpërimi! Në total, pas árrestimit të Lakrës, shkon në 3 numri personave që u janë vënë pránga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel Markut, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.