Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj e ka ndalur turin e takimeve në Lezhë ku foli lidhur me situatën politike dhe ekonomike në vend.
Gjatë fjalës së tij, ai vendosi theksin tek tendenca e shqiptarëve për t’u larguar, ku evidentoi probleme si blerja e një shtëpie, çmimi i naftës, etj.
“Në këtë vend nuk ia dilet që të blihet një shtëpi. Ndaj nuk e shohin vendin tonë si alternativë për të jetuar, por për të ikur. Ndaj ne duam ta ndryshojmë këtë vend, që të mos ikin. Shqipëria bëhet me thënë të drejtën, pasi është një vend që ka gjithçka. Na duhen për të furnizuar vetëm 13 metër kub në sekondë ujë për ta bërë 24 orë në çdo cep të vendit. Çmimi i naftës është më i larti në Europë. Një vend i cili nuk ka asnjë pëllëmbë toke shkretëtirë, por importon kafshë, limonë, ullinj dhe vaj, por ne duhet të eksportonim. Nuk bëhet Shqipëria po ta vjedhësh, pas këtu kushton 1 km autostradë 24 mln euro. Paguhen miliona euro për inceneratorët, ndërkohë që nuk ka të tillë. Politika nuk duhet të jetë tifozllëk, por kontratë ku të zgjedhur duhet të bëjnë detyrat e tyre për të cilat janë zgjedhur.” tha Lapaj.