Presidenti Ilir Meta ka deklaruar gjatë një prononcimi për gazetarët kur sapo kishte dalë nga Prokuroria se çështja më e rëndësishme e ditës është problemi me dëmet e tërmetit teksa iu përgjigj interesit për të ditur se a do të pranojë betimin anëtarëve të rinj të Gjykatës së lartë dhe asaj Kushtetuese.
Duke e cilësuar si një provokim ndaj Presidentit në kushtet kur vëmendja është tek dëmet e tërmetit, Meta tha se çdo kush duhet të dijë se ai do të bëjë atë që I ka ngaruar Kuashtetuta e Shqipërisë.
“Presidenti i Republikës nuk provokehet nga cicmice të tilla. Presidenti i Republikës ka qenë, është dhe do të jetë garant i Kushtetutës së Shqipërisë. Kush gjen kohë në këto moment kur vëmendja është në terren pas tërmetit, për të provokuar Presidentin dhe popullin e Shqipërisë për t’u marrë me çështje të tilla, duhet të dinë se Presidenti është i qartë për çështjet që i takojnë atij”, tha Meta.