14:37 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri serb vizitë zyrtare në Moskë/ Takohet me homologun rus! Lavrov: Forca të caktuara në Perëndim po tentojnë të pengojnë bashkëpunimin tonë

14:37 | 17/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri serb vizitë zyrtare në Moskë/ Takohet me homologun rus! Lavrov: Forca të caktuara në Perëndim po tentojnë të pengojnë bashkëpunimin tonë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç kanë arritur pajtueshmëri që të vazhdojnë punën e përbashkët për të parandaluar dëmtimin e interesave të përbashkëta që kanë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS).

Më 10 janar, Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar NIS-in për shkak se kompania është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që t’i shfrytëzojë të hyrat nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë.

“Forca të caktuara në Perëndim nuk e duan bashkëpunimin tonë dhe po tentojnë të pengojnë bashkëpunimin tonë”, ka thënë Lavrov në konferencë të përbashkët me Gjuriçin, i cili është në një vizitë dyditore në Moskë.

Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë 56.15 për qind të aksioneve të NIS-it, derisa Serbia zotëron pothuajse një të tretën e aksioneve.

Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë shtetet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç ka thënë se bisedimet për NIS-in do të vazhdojnë dhe që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të diskutojë këtë çështje edhe me zyrtarët rusë.

“Gjëja më e rëndësishme është që shtetasit serbë të mos i vuajnë sanksionet kundër NIS-it”, ka thënë ai.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS) ka nisur kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, që funksionon në kuadër të Thesarit amerikan, që të shtyjë afatin për zbatim të sanksioneve.

Presidenti Vuçiç ka thënë më 6 shkurt se ai është ende në pritje të përgjigjes nga zyrtarët amerikanë, dhe që shtyrjen e sanksioneve e konsideron të nevojshme derisa të gjendet një zgjidhje lidhur me pronësinë e kompanisë.

Pas takimit me Lavrovin, Gjuriç ka thënë se Serbia është në rrugën evropiane, mirëpo do t’i ruajë marrëdhëniet me Rusinë.

“Ne shpresojmë që marrëdhëniet tradicionale miqësore do të arrijnë potencialin e plotë në periudhën pasuese, dhe ne do të punojmë intensivisht me parterët rusë që të arrijmë këtë qëllim”, ka thënë Gjuriç.

Serbia varet nga Rusia sa u përket furnizimeve me gaz natyror, si dhe llogarit në mbështetjen e Moskës për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Serbia i ka përkrahur rezolutat e Kombeve të Bashkuara për integritet territorial të Ukrainës, mirëpo pavarësisht thirrjeve të Brukselit, nuk është distancuar prej Moskës zyrtare./REL

Pas

“Sorosin në Shqipëri e solli Saliu”, Petro Koçi: Hetojnë banesën e Arben Xoxës, por janë harruar apartamentet e Berishës në Holandë e Belgjikë

Para

Aksident tragjik në kthesën e Viroit, makina përplaset me mjetin e ushtrisë, dy viktima

Para
Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Aksident tragjik në kthesën e Viroit, makina përplaset me mjetin e ushtrisë, dy viktima

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për një sërë veprash penale

Goditja ndaj opozitës në Turqi: Arrestohen tre kryetarë të tjerë bashkie nga CHP

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje bizneseve për lirim të hapësirave publike

Gjirokastër/Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione policore, në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.