Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen me Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja është karakterit ekonomik dhe përfshin investime që shkojnë deri në
13 miliardë dollarë, ndërsa nuk përfshihet pika e shumëpërfolur e njohjes reciproke.
Menjëherë pas marrëveshjes, Trump ka konfirmuar se Izraeli edhe zyrtarisht ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të realizojë një vizitë në Kosovë dhe Serbi.
Ndërkohë për të folur në lidhje me të këtë marrëveshjes, ishte i ftuar në Fax News analisti Agim Krasniqi, i cili vlerësoi marrëveshjen e arritur dje, duke shtuar se një ndër befasitë ishte edhe njohja e Kosovës nga Izraeli.
Kjo ka qenë një befasitë më themelore të takimit të djeshme, gjë që i çoi një fakt konkret Serbisë për t’i treguar që Kosova do të njihet edhe nga shtete të tjera të fuqishme.
Ndërkohë që duke komentuar deklaratën e presidentit Trump i cili shkruajti dje në mediat sociale se Kosova është shtet me shumicë myslimane, Krasniqi tha se kjo gjë është bërë si një përpjekje nga ana e tij të paraqesë para opinionit publik të pjesës islamike se nuk është kundër tyre.
“Kjo ishte një përpjekje e presidentit Trump që ta paraqesë para opinionit publik të pjesës islamike, pasi është bërë një fushatë tmerrshme kundër Trump se është anti-islamik. Forma e ndërtimit të fjalisë së tij në një shtet islamik, e quan Kosovën ashtu, mendoj se ishte hapi konkret që ai ti tregonte edhe botës islame se nuk është kundër dhe nuk ka fobi apo nuk ndjen urrejtje ndaj feve të tjera. Por për ne shqiptaret nuk ka qenë e mirëpritur. Pasi ne jemi një shtet me orientime perëndimore dhe me identifikimin tonë kombëtar luan roja gjuha, etnia dhe jo feja.”- tha Krasniqi.