00:48 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Agim Xhafka: Pse e kam “zili” Alfred Pezën

22:08 | 17/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peza i tensionuar shpjegohet para kamerave: Më kanë zili, asnjë gazetar nuk erdhi të më pyeste

Pas deklaratës së djeshme të deputetit Alfred Peza, i cili u shfaq para kamerave i pakënaqur me ish-kolegët e tij gazetarë, pasi askush nuk e kishte kontaktuar për të mësuar të vërtetën e 1 miliard lekëve që shërbyen për blerjen e aksioneve në një bankë të nivelit të dytë nga bashkëshortja e tij, sot është një gazetar i vjetër në Shqipëri, i cili komenton deklaratat e djeshme të parlamentarit socialist.

Agim Xhafka, në një koment me titull “E kam zili Fredin”, shkruan ndër të tjera se, “E kam zili sepse ai është një gazetar i paguar mijra e mijra euro nga gazeta që nuk fitonin as qindra euro. Që nuk shisnin as dhjetra copë në ditë. Pra paguhej ose me para nga krimi, ose nga vjedhja, ose nga droga, ose nga para të zeza, të pista. Ose nga grupe që ngrinin gazeta e televizione për të zhvatur lekë publike. Në se gjendet shpjegim tjetër do jetë çudia e tetë e globit”.

Shkrimi i plotë i Agim Xhafkës:

E KAM ZILI FREDIN

Para dy ditësh,duke dashur të justifikojë grumbullimin e një milion dollarëve Fred Peza tha se sulmi ndaj tij bëhet se e kanë zili.

Unë nuk hyj tek sulmuesit,por në fakt e kam zili këtë bankier të ri.

Sepse ai është një gazetar i paguar mijra e mijra euro nga gazeta që nuk fitonin as qindra euro. Që nuk shisnin as dhjetra copë në dite.Pra paguhej ose me para nga krimi,ose nga vjedhja,ose nga droga,ose nga para të zeza,të pista. Ose nga grupe që ngrinin gazeta e tv për të zhvatur lekë publike.Në se gjendet shpjegim tjetër do jetë çudia e tetë e globit.

Sepse ai ,ushtaraku i artilerisë, u bë shembulli i një gazetarie që nuk prodhon,por që shërben. Që nuk merakoset nga vijnë paratë e rrogës së tij.

Sepse,një njeri i pashkolluar për media u bë drejtues i mjaft gazetave e emisioneve me nivel mjeran. Që nuk ndiqej se ishin tv lokale,por që ai vetë paguhej sikur punonte ne CNN.

Sepse,u bë deputet pa qënë fare në parti e u rrëmbeu karrieren mjaft e mjaft të rinjve.

Sepse gënjeu një popull të tërë për “Shkumbini Channel”, për stadiume e per marrina pa fund. Madje në prani të kryetarit e nuk iu dridh fare qerpiku,por zgërdhiheshin me peqinaset e përvuajtur e të lënë rrugëve.

Pra, Fred të kam shumë zili. Po të isha i ri e po të bëja një çun do ia vija emrin Alfred. Që të kishte fatin tënd e të bëhej i pasur si ti…

“Është beteja e ziliqarëve për paratë e mia. Zilia është njerëzore dhe unë i kuptoj të gjithë ziliqarët për paratë e mia, por nuk i justifikoj dot sepse është bërë një betejë. Ju mund të më kishit kontaktuar, kolegun tuaj, askush nuk I ka dërguar një sms unë si gazetar i vjetër, do ju kisha pritur se kisha bërë gati edhe dokumentat. Mirela Ndini, bashkëshortja ime është që nga viti 2014 pjesë e deklarimit të pasurisë, jua kisha bërë gati. Pse nuk erdhi asnjë gazetar, asnjë kolegu im?”, deklaroi dje deputeti i PS-së Alfred Peza. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: agim xhafkaAlfred Pezagazetare
Pas

Presidenti i Iranit: Unë nuk rinegocioj marrëveshje me Trump!

Para

Konservatori italian Antonio Tajani zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Para
Konservatori italian Antonio Tajani zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Konservatori italian Antonio Tajani zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.