Muslimanët që jetojnë në Islandë kalojnë ditët në Ramazan duke bërë agjërimin më të gjatë në botë prej rreth 22 orësh, shkruan Anadolu Agency.
Afërsisht 1.500 muslimanë që jetojnë në Islandë hapin iftarin thuajse në mesnatë, teksa koha për lënien e ushqimit është rreth orës 02:00. Megjithatë, muslimanët nuk ankohen aspak nga ky agjërim që zgjat rreth 22 orë.
Pas faljes së namazit, ata shpërndajnë nëpër tryeza ushqimet e përgatitur së bashku dhe kalojnë në ngrënien e iftarit. Muslimanë nga vende të ndryshme, që jetojnë në Islandë dhe refugjatë të porsaardhur, bëjnë iftarin së bashku.
Rreth 1.500 muslimanët që jetojnë në Islandë, përbëjnë 0.5 përqind të popullsisë së këtij vendi, i cili ka popullsi prej 330 mijë banorësh. Shumica e muslimanëve në këtë vend janë refugjatë.
(M.D/Shuplaka)