17:59 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Agolli jep sinjale “lamtumire” dhe tregon ditët e para me Panuçin: E ndihmuam ne të vjetrit

20:44 | 01/09/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agolli jep sinjale “lamtumire” dhe tregon ditët e para me Panuçin: E ndihmuam ne të vjetrit

Ansi Agolli ka lënë të kuptohet se po mendon seriozisht largimin nga Kombëtarja shqiptare pas përfundimit të eliminatoreve. Edhe pse trajneri Panuçi tha me humor se mbrojtësi kishte ende 6-7 vite para me fanellën kuqezi, vetë kapiteni zbuloi gjatë konferencën së sotme për shtyp se nuk e mendonte pjesëmarrjen në Europianin e 2020.

Atmosfera në skuadër me trajnerin  e ri

“Atmosfera është mjaft e mirë, kemi rreth 5 ditë që stërvitemi nën drejtimin e trajnerit, ka një ndryshim nga ana e motivimit pasi si çdo trajner i ri që vjen, motivon më shumë skuadrën. Kemi punuar në mënyrë serioze dhe me qetësinë e duhur, jemi gati që atë që kemi marrë gjatë javës, ta japim në fushë”.

Për eksperiencën në 9 vite me Kombëtaren

“Kthehem shumë mbrapa në kohë, e mbaj mendjen ndeshjen e para 9 viteve me Lihtenshtejnin, është ndeshja që kemi shënuar golin më të shpejtë, me Hykën pas 45 sekondash. Kam kaluar vite magjike me ekipin Kombëtar, qershia mbi tortë ishte padyshim Europiani. Kam kujtime mjaft të mira me çdo trajner, koleg, pjesëtar të stafit dhe siç e thashë, ishin momentet më të bukura të karrierës këto ndeshje me Kombëtaren”.

Nëse ka menduar se çfarë do të bëjë pas sfidës së fundit me Italinë

“Unë njëherë luajta në Europjan, dy herë sikur nuk shkon”.

Për mungesën e tifozëve

“Shpresoj që nesër tifozët të vijnë, edhe pse është një periudhë pushimesh dhe jo shumë e kanë mendjen te futbolli. Shpresoj që nesër të vijnë dhe të na japin atë forcën që kanë dhe ne e kemi të nevojshme për të luajtur nesër, sepse skuadra Kombëtare është krenari, nuk është si klubi. Shpresoj që nesër të jenë prezent në stadium dhe të na përkrahin drejt suksesit”.

Nëse ka marrë informacione nga Sadiku për mënyrën se si luajnë ish-shokët e skuadrës te Vaduzi

“Nuk kemi folur, kemi informacion vetëm nga misteri, ato që na thotë ai”.

Krahasimi mes De Biazit dhe Panuçit

“Nuk mund të bëhen krahasime, De Biazi punoi për rreth 5 vite ne Kombëtare dhe ne e respektojmë. Fituam një eksperiencë mjaft të madhe nga ai trajner, e respektojmë për atë që ka dhënë në Kombëtare. Panuçi ka mënyrën e vet, teoritë e tij, kështu që janë dy trajnerë të ndryshëm që punojnë në dy mënyra të ndryshme.

Për një trajner është pak e vështirë me një skuadër të re, ne më të vjetrit, lojtarët më me eksperiencë jemi munduar ta ndihmojmë sa më shumë në këtë periudhë se është edhe java e parë dhe shpresojmë ta kemi bërë sa më mirë punën tonë”./Panorama Sport/

 

Etiketa: ansi agolli
Pas

Dalin DETAJET nga zjarri në Bushat, si shpërthyen municionet në Repartin Ushtarak

Para

Debati për “mbulimin” e Skënderbeut, Pojana: Ma vranë festën! Çfarë histerie kolektive

Para
Shpërthen kandidati i LSI-së ndaj Tahirit: E nxore kokën ti që u shkarkove për drogë

Debati për "mbulimin" e Skënderbeut, Pojana: Ma vranë festën! Çfarë histerie kolektive

Discussion about this post

 



Të Fundit

KAS rrëzon opozitën, miraton tabelën përmbledhëse me rezultatet e zgjedhjeve në qarkun Vlorë

Masakra, ministri austriak: Autori, një ish nxënës që nuk e mbaroi shkollën

Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Moskës, Presidentja e KE: Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave me një ofertë serioze

Sërish në tribunë, dy të sakrifikuarit e Kombëtares

Misteri i vdekjes së foshnjës 5-muajshe në Greqi, prindërit shqiptarë arrestohen dhe merren nën hetim! Dëshmitë e tyre të ndryshme nga njëra-tjetra

Zelensky: Mbështetja e Orbanit për Rusinë, gabim historik

Itali/ I kapen 25 kg kokainë, 56 mijë euro dhe një pistoletë, arrestohet shqiptari. Vlera e drogës në treg rreth 2.5 mln euro

Testi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, “thembra e Akilit” për maturantët, penalizohen nga “Jeronim De Rada”

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj 2 ministrave izraelitë për “nxitje të dhunës ekstremiste” kundër palestinezëve

KPK e riktheu te Magjistratura dhe e pezulloi për një vit prokuroren e Shkodrës, por KPA e shkarkon përfundimisht Marsida Frashërin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.