09:54 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dalin DETAJET nga zjarri në Bushat, si shpërthyen municionet në Repartin Ushtarak

20:32 | 01/09/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalin DETAJET nga zjarri në Bushat, si shpërthyen municionet në Repartin Ushtarak

Ditën e sotme, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Bushat të qytetit të Shkodrës. Si pasojë e flakëve kanë shpërthyer edhe disa municione në një repart ushtarak, duke u djegur një pjesë të tij.

Emergjencat Civile kanë zbuluar detajet e kësaj ngjarjeje përmes një komunikate për mediat, ku thuhet se si pasojë e flakëve ka patur gjithashtu edhe krisma armësh, ndërsa zbulohet se janë djegur rreth 100 ha shkurre, 2 ha ullishte si edhe një banesë e braktisur në zonë.

DREJTORIA E EMERGJENCAVE CIVILE

Rreth orës 12:00 të së premtes ne territorin e fshatit Bushat, në njësinë Administrative të Bushatit, në Zefjanë në Bashkinë Vau Dejës është evidentuar një vatër zjarri.

Menjeherë pranë vatrës së zjarrit, kanë shkuar efektive të repartit të zjarrfikësve në Bashkinë Vau Dejës, së bashku me inspektorë të shërbimit pyjore.

Si pasojë e erës së fortë, vatra e zjarrit, është përhapur me shpejtësi perreth, Zefjanës, duke përfshirë edhe sipërfaqe pranë ish repartit ushtarak në Zefjanë.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, ka pasur edhe krisma armësh dhe shpërthime të municioneve të cilat mendohet se janë hedhur dhe ndodhen në zonë, që prej funksionimit të repartit ushtarak, por edhe të lëna në zonë gjatë trazirave të vitit 1997.

Për të menaxhuar situatën e krijuar, si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarri, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Vau Dejës, nën koordinimin e Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, jane kanë koordinuar ndërhyrjen me të gjithë institucionet në varësi të Bashkisë Vau Dejës, duke përfshirë, reaprtin e zjarrfikësve, Shërbimin Pyjore dhe punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në Bashkinë Vau Dejës, për të menaxhuar situatën e krijuar nga vatrat e zjarrit

Në mbështetje të Bashkisë Vau Dejës, kane qene edhe efektive të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, ndërkohe që nuk ka munguar angazhimi i Inspektoriatit Shtetëror Pyjore. Për të ndjekur nga afër situatën e krijuar në Zefjanë, ka qënë Prefekti i Qarkut të Shkodrës Paulin Radovani, si dhe drejtori i Emergjencave Civile, në Qarkun e Shkodrës Pëllumb Dani.

Në mbështetje, të Repartit të Zjarrfikësve në Vau Dejës, kane mberritur 3 mjete zjarrfikëse të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që një zjarrfikëse ka mbërritur nga Bashkia Shkodër dhe 1 zjarrfikëse nga Bashkia Malësi e Madhe.

Shtabi i ngritur për këtë situatë të krijuar, në Bashkinë e Vau Dejësit, ka qënë në kontakt të vazhdueshem me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili ka qënë në gadishmëri për të menaxhuar situatën e krijuar. Dëri në këto momente, (rreth orës 19:30), falë ndërhyrjes së 5 mjeteve zjarrfikëse, forcave të ushtrise, policise së shtetit, inspektoriatit të pyjeve, punonjësve të Bashkisë Vau Dejës, zjarri është nën kontroll dhe nuk ka momentalisht asnjë rrezik për banesat në zonë.

Si pasojë e këtij zjarri, të regjistruar rreth orës 12:00 të së premtes, janë djegur rreth 100 ha shkurre, 2 ha ullishte, ndërkohe që si pasojë e vatrës së zjarrit, është djegur një banesë e braktisur në zonë. 10 banesa janë rrezikuar si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarrit në kodrën e Zefjanës në Bushat. Bashkia Vau Dejës, po ndjek situatën e krijuar, ndërkohë që falenderon të gjithë institucionet dhe komunitetin për gadishmërinë e treguar në përballimin e kesaj situatë të krijuar. Në mënryë të vecantë, një falenderim për Prefektin Paulin Radovani, Drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, efektivët e policisë, ushtrinë, dhe të gjithë personat e angazhuar në venien nen kontroll të kësaj situatë. (D.D/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=PFqCl1Qeq9E

Etiketa: bushatShkoderVau i Dejeszjarr
Pas

Berisha: Rama dhe qeveria e tij e kanë renditur Shqipërinë në grupin e 4 vendeve me pabarazinë më të madhe në botë

Para

Agolli jep sinjale “lamtumire” dhe tregon ditët e para me Panuçin: E ndihmuam ne të vjetrit

Para
Agolli jep sinjale “lamtumire” dhe tregon ditët e para me Panuçin: E ndihmuam ne të vjetrit

Agolli jep sinjale “lamtumire” dhe tregon ditët e para me Panuçin: E ndihmuam ne të vjetrit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

I dënuar me vdekje për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet 54-vjeçari në Florida, i teti në këtë shtet për 2025

Tiranë /Finalizohet operacioni “Fokusi”, kapet në flagrancë 31-vjeçari me armë zjarri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.