23:48 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Agostineli: Jemi në vendin e parë, tifozët viktimat e vetme të kësaj ngjarje

15:45 | 04/11/2016
në Sport, Te Fundit
0

Pas një jave të plotme polemika në barazimin kundër Partizanit në “ Elbasan Arena”, Skëndërbeu do të udhëtojë drejt Vlorës për të sfiduar Flamurtarin dhe për të mbajtur vendin e parë në rënditje. Korçarët hasën mjaft vështirësi në ndeshjen e parë ku mezi siguruan fitoren, Agostineli kërkon që të mos vlerësohet kjo ndeshje edhe pse vlonjatët janë në krizë:

“Çdo ndeshje ka karakteristikat e saj. Tradita na tregon që për ne Flamurtari është një kundërshtar i vështirë pasi na ka krijuar probleme. Jemi përgatitur si zakonisht, me shumë dëshirë për të zhvilluar një ndeshje pozitive”.

Italiani e ka pranuar se kjo javë ishte e pazakontë që kulmoi me vendimin e Komisonit të Disiplinës që e dënoi  Skëndërbeun me tre ndeshje pa tifozë dhe ndjehet keq që nuk do e ketë mbështetjen e tifozerisë në ndeshjet e ardhsme në Korçë.

“Nuk jam unë njeriu i duhur për të bërë komente rreth kësaj çështjeje. Nga ajo që unë pashë, tifozët tanë janë viktimat e vetme të kësaj ngjarjeje. Ndeshjet me Partizanin janë përherë të tensionuara. E përsëris është se ajo që ka ndodhur tashmë nuk më intereson. Ne kemi mbyllur fazën e parë në vendin e parë të klasifikimit dhe duam të qëndrojmë deri në fund në këtë pozicion. Përsa më përket, mund të them se nëse në fillim të sezonit do të më thonin se do të qëndronim në krye, do të ishim të kënaqur. Më vjen keq që nuk do të kemi mbështetjen e tifozëve për tre ndeshje sepse kjo do të peshojë te skuadra. Është një vendim i padrejtë”.

Agostineli ka folur edhe rreth akuzave të Partizanit për ekipin juglindor.

“Më duhet të them se kur shfletoj gazetat, shikoj vetëm fotot dhe nuk arrij të kuptoj saktësisht atë që shkruhet. Mua më duhet të rithesoj se mendoj që tifozët tanë u sulmuan dhe nuk janë ata që provokuan. Unë qëndroj në pankinë dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur jashtë stadiumit”.

Ndërsa në fund ka folur edhe për takimin që ka bërë Ardian Takaj me lojtarët dhe stafin para ndeshjes.

“Presidenti na karikoi. Na ka theksuar se do diçka më shumë nga skuadra. Ne pikët i kemi grumbulluar por kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar. Ishte një takim mes stafit dhe lojtarëve, ashtu siç nddh rëndom në çdo familje”, kështu e mbyll intervistën për “SuperSport”, Agostineli.

Etiketa: agostineliPartizaniskenderbeu
Pas

Foto/ Djali 3 vjeçar i Michael Bublé diagnostikohet me kancer: “Jemi të shkatërruar”

Para

Amerikanët i druhen frikës për sulme terroriste një ditë para zgjedhjeve

Para

Amerikanët i druhen frikës për sulme terroriste një ditë para zgjedhjeve

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.