Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, pranon publikisht faktin se 10 vite më parë, kthehej shpesh i dehur në shtëpi.
Këtë rrëfim, Duka e ka bërë në studion e emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan, ku ka treguar se pija është bërë shkak për probleme të herëpashershme me bashkëshorten.
“Pasi e kisha tepruar me pijen, isha kthyer nja dy-tre herë i dehur në shtëpi, gruaja mërzitet, krijoheshin probleme. Ngaqë unë fle në kat të dytë, një mëngjes, ajo po ngjitej tek shkallët dhe unë kisha dalë para pasqyrës po bëja një farë autokritike “s’ke turp u bëre 50 vjec”, t’u bënë kalamjat gra e burra”, tregon Duka.
Kur Ermali i ofroi të pinin sëbashku një pije alkolike, Duka e refuzoi një gjë të tillë dhe tregoi se kishte kohë që kishte hequr dorë. (D.D/Shuplaka)