02:48 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria pushoi çështjen, Bardhi letër KQZ-së, SHBA-së dhe BE-së për shkarkimin e kryebashkiakut të Matit

11:16 | 12/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria pushoi çështjen, Bardhi letër KQZ-së, SHBA-së dhe BE-së për shkarkimin e kryebashkiakut të Matit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka dërguar një letër Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkon heqjen e mandatit kryebashkiakut të Matit Agron Malajt.

Këkresa e PD-së vjen vetëm pak ditë pasi Prokuroria pushoi çështjen në ngarkim të tij, duke ia lënë vendimin përfundmitar KQZ-së.

Partia Demokratike ka ritheksuar nevojën e zbatimit të ligjit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të garantuar funksionimin demokratik të insitucioneve, ndërkohë që në dijeni është vënë edhe ambasadorja e SHBA-së dhe ambasadori i BE-së.

Partia Demokratike kërkoi heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Matit Agron Malaj, për të cilin prokuroria konfirmoi se është dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’.

Prokuroria e Përgjithshme, pas disa muajsh verifikimesh për kryetarin e Bashkisë së Matit, Artur Malaj, ish-gardistin e 21 janarit, i ka përfunduar ato. Rezultatet e punës sipas Prokurorisë së Përgjithshme, u kanë kaluar institucioneve të tjera përgjegjëse, ndërsa nuk është regjistruar procedim penal për të.

Kryebashkiaku i Matit u kontestua fuqishëm nga opozita pas zgjedhjes së tij në zgjedhjet njëpartike të 30 qershorit edhe pse ishte proceduar më parë për ‘armëmbajtje pa leje’. Agron Malaj ishte në grupin e gardistëve që ishin në mbrojtjen e Kryeministrisë gjatë protestës së 21 janarit ku mbetën të vdekur 4 protestues.

Në një reagim në Facebook në fillim të këtij viti Malaj u shpreh se ai kishte refuzuar të ishte pjesë e ‘grupit të zjarrit’ në ngjarjet e 21 janarit dhe se emri i tij nuk duhej të lidhej me atë ngjarje.

 

Etiketa: agron malaj
Pas

SPAK mbyll hetimin për grabitjen e milionave në Rinas, akuzë për 7 të pandehur (pushohet akuza për Dajën)

Para

“Duam shlyerjen e pagave, i kemi familjet në skamje”/ Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

Para
“Duam shlyerjen e pagave, i kemi familjet në skamje”/  Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

"Duam shlyerjen e pagave, i kemi familjet në skamje"/ Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.