Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit te Organizuar mbyll hetimet për grabitjen e 9 prillit 2019 ne Rinas. SPAK u ka komunikuar akuzen personave te arrestuar për këtë ngjarje dhe pritet qe dosja te shkoje ne gjykate për seance paraprake. Organi i akuzës ka marre te pandehur, Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin.
Ndersa per Ragip Hajdinin i njohur si daja nga kosova i cili ndërroi jete te Marten ne spitalin e Traumës do te pushohet akuza. SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin qe u vra diten e grabitjes gjate përplasjes me arme me policinë.
Ne kërkim vazhdon te jete Talo Çela për të cilin ka masë sigurie ne mungese. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, do te vendose nëse çështja do te kalojë për gjykim, do te pushoj akuzën apo do ta kthejë për rihetim.
Ne 9 prill 2019 ne aeroportin e Rinasit u grabiten rreth 4 milion euro, të cilat nuk janë gjetur akoma.