05:41 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Agron Shehaj: Basha e lexoi humbjen dhe mori përgjegjësitë e veta, ata ish-a që bëjnë “ish” se u ka ikur veza e pulës së pushtetit janë problemi

13:19 | 28/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agron Shehaj: Basha e lexoi humbjen dhe mori përgjegjësitë e veta, ata ish-a që bëjnë “ish” se u ka ikur veza e pulës së pushtetit janë problemi

Kandidati demokrat për Vlorën që arriti të marrë mandatin, Agron Shehaj, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale mbi zgjedhjet e 25 qershorit dhe përçarjen që ka përfshirë Partinë Demokratike.

Duke u ndalur tek humbja e PD-së, ai shkruan se kryedemokrati Lulzim Basha e lexoi humbjen si të tillë, mori të gjitha përgjegjësitë e veta dhe bëri atë që bëjnë të gjithë, kërkon besimin e anëtarëve. Duke iu referuar atyre që e sulmojnë Bashën, ai shkruan se “ata ish-ministra, ish-drejtorë, isha që bëjnë ‘ish’ se u ka ikur veza e pulës së pushtetit, janë problemi, dhe jo zgjidhja.

Shkrimi i Agron Shehajt:

Nxitimi për të dalë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, pa u konfirmuar rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, tregon shumë për motivet e ‘skuadrës së sulmit’.
Një pjesë e tyre, gjatë zgjedhjeve kanë punuar kundër PD. Për njërin prej tyre, në Vlorë, e di se ka votuar, demonstrativisht, për LSI.

Ata që sakrifikuan partinë, vetëm për të parë të rrëzuar kryetarin, i cili vendosi, me të drejtë, t’u ndërpresë, jo marrdhënien me partinë, por ofiqet, sot flasin në emër të PD.
Humbja është edhe e tyre, por ata nuk e pranojnë. Sepse, në çdo humbje ka edhe të shkuar.
Unë e shoh veten si pjesë të humbjes; edhe pse prej vetëm 30 ditësh kam nderin dhe privilegjin të jem në Partinë Demokratike. Unë jam i djathtë, sepse e tillë është origjina ime dhe, sepse besoj te parimet e lirise individuale, të iniciativës private dhe vlerave perëndimore. Të cilat i mbron Partia Demokratike.
Por, jo vetëm unë. Të gjithë kemi përgjegjësi për humbjen. Humbi skuadra jonë, jo vetëm kapiteni i saj.
Basha e lexoi humbjen si të tillë, dhe mori përgjegjësitë e veta. Ai bëri atë që bëjnë të gjithë liderët kur humbasin një betejë: i rikërkojnë besimin antarëve dhe hapin garën për kryetar.
Unë kam qenë në bazë gjatë një muaji intensiv në Vlorë, dhe e di se shumë prej atyre që sulmojnë Bashën, urrehen nga baza (dhe përtej saj) për çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë.
Dua të ndaj një ‘kujtim’ të një demokrati nga Novosela, i cili më tha se kur shtëpitë u ishin përmbytur nga Vjosa, mori në telefon një prej ‘firmëtarëve’ të listës antiBasha. E dini cila ishte përgjigja e tij? “Jam i sigurt se do të mbijetoni edhe kësaj here”.
Ata ish-ministra, ish-drejtorë, isha që bëjnë ‘ish’ se u ka ikur veza e pulës së pushtetit, janë problemi, dhe jo zgjidhja.

Por, të drejtën e garës e kanë. T’i lënë sulmet dhe të futen në garë. Të fitojnë nëse kanë një projekt, dhe nëse demokratët u besojnë! Nëse kanë një zemërim, ta ndajnë edhe atë me demokratët.
Të cilët janë shumë më të zemëruar se ata.
Dhe e dini se me kë? Me ata!
Një gjë është e sigurt: pas garës, cilido të jetë fituesi do të ketë edhe mbështetjen time. Sepse une i shërbej partisë, si ai simpatizanti i thjeshtë që e mbështet PD që nga ’91, edhe se nuk ka marrë asgjë prej saj. Ndryshe nga shumë të tjerë.
Për të përdorur, jo cinizmin e firmëtarit, por besimin e demokratit: Partia Demokratike do të mbijetojë edhe kësaj here!
Do të ringrihet.
E fortë dhe me fitore.

Etiketa: agron shehajDeputetlulzim basha
Pas

Pensionisti takon analistin: ”Hë mo ua dh*u ai i gjati!”, Dritan Hila: Mbeta s’kisha ç’ti thoja

Para

Shkarkohet drejtori i parë i PD-së, Haki Mustafa, rikthehet sërish paraardhësi i PS

Para
Shkarkohet drejtori i parë i PD-së, Haki Mustafa, rikthehet sërish paraardhësi i PS

Shkarkohet drejtori i parë i PD-së, Haki Mustafa, rikthehet sërish paraardhësi i PS

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.