Analisti Dritan Hila ka treguar një histori me një pensionist që i entuziazmuar thotë se kryeministri Rama ua ka dhje*ë.
Ai ka vijuar më tej duke thënë se nuk dinte si tia shpjegonte pensionistit që pensionet nuk janë rritur, se premtimet nuk janë mbajtur dhe se ilaçet janë shtrenjtuar.
E lashë thotë Hila që të shkonte në shpi dhe t’i mburrej gruas se më kishte mundur.
STATUSI I HILËS:
Po ndahesha nga kafja me nje shokun tim te fakultetit kur u afrua nje pensionist. Njihu-me tha miku im-ky eshte Skenderi, dikur simpatizant i joti por tani nuk te ka me qejf.
Ishte nje burre diku tek te 70-tat, me nje qese plastike ku kishte disa perime gjysem te vyshkura nga ato qe shitesit pasi nuk iu shiten per disa dite i lene jashte tezgave, per te vobektet. Perderisa banonte ne nje pallat te kohes se komunizmit afer liceut, duhet te kishte qene ish funksionar.
Ho mër, ça do thoni tani qe ia u dhiu te gjithve ju, ai i gjati-mu drejtua pa me pershendetur.
Ne nje moment ngeca.
Doja ti thoja qe nese kam folur ka qene per shkak se pensionet nuk jane rritur, se ndaj atyre qe nuk paguajne dot energjine me pare duhet te kete skema ndihme pastaj represioni, se mjekesia shqiptare eshte nje torture per pacientin dhe mjekun, se koncesionit rrisin monopolet dhe zvogelojne konkurencen qe bie varferi, se po te ishte per mua personalisht nuk me interesonte asnjeri nga palet, se votat e Rames ishin te cave si puna e tij qe nuk mendojne dy here edhe po ti çosh tek buka me shellire dhe jo ndonje plebishit popullor, se une nuk isha ne konkurence me asnje dhe puna ime eshte te gjej difektet e sistemit sot ashtu sikundër dje.
Por pastaj i thashe vetes: varja, beji qejfin. Dhe ju drejtova: Jo, nuk kemi ça themi. He,he-mu kthye-keni hall se do ju tatoje rrogat me 23%, ëëë?
Jo tamam ashtu, ju pergjigja-por nejse. Dhe u ndava me shokun tim dhe ish simpatizantin tim. Isha i kenaqur. Me siguri kur te shkoje ne shtepi, ndersa e shoqja do te laje dhe pastroje perimet gjysem te vyshkura ne aneksin e kohes se Enverit, ai do ti tregoje sesi ia dhiu atij anal-istit qe kushedi sa pare kishte marre nga Berisha dhe Basha, dhe qe shume shpejt ai i gjati kishin per t’iu treguar vendin. Pa u kujtuar se ilaçet qe merr jane po ato te Profarmes se Enverit por me cilesi akoma me pleher dhe perimet po aq te vyshkura si ato te vitit ’89 kur do te kete qene akoma nje mesoburre ne kulmin e fuqive.
(E.K/SHUPLAKA)