Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se projekti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme ka njohur sukses. Sipas tij, vetëm në Tiranë ka 80 aplikime në ditë. Në sajë të këtij projekti, Ahmetaj u shpreh se qytetarët shqiptarë janë 1 miliard dollarë më të pasur.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave nuk i kursey akuzat ndaj opozitës, të cilën ndër të tjera e cilësoi si një humbëse të madhe, si një opozitë të vjetër të një qeverisje të vjetër.
“Projekti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, shërbim shembull ndaj qytetarëve. Ka 27 mijë familje që kanë aplikuar për rivlerësim të pasurisë së tyre dhe kanë përfituar një formalizim të vlerës së pasurisë së tyre, me një diferencë 1 miliard dollarë, më të pasur. Kemi dy avanca dhe risi, kursimi dhe formalizimi i 1 miliardë dollarëve, si dhe një shërbim publik shembullor.
Imagjinoni që qenka dështim një mundësi që çdo ditë ka 80 aplikime vetëm në Tiranë, si qenka dështim? Suksesi qenka dështim? Është qesharake në platfotmën e opozitës. Demokratët janë demotivuar dhe duan ta kompensojnë me protesta dhe pseudoalarm për vjedhje votash.
Në 2011-ën, 2012-ën, e kanë shtyrë si e shtymë ne, edhe në maj-tetor 2013, kanë marrë rreth 1 miliard lekë. Ky është dështim. O ka standard, o ka njerëz që gënjejnë. Vijnë deputetë që gënjejnë për shkak të frikës së 18 qershorit. Opozita ka marrë formën e një humbësi të madh, megjithëse sjellin Rumaninë si shembull. Duhet të kishit mbështetur Vettingun, nëse doni të jeni si Rumania. Jeni opozitë e vjetër e qeverisë së vjetër.
Dua t’i referohem ngjarjeve të fundit ekonomike. Kreditimi, të ardhurat tatimore kanë njohur rritje. Kreditimi rritje me 3%. 27.% e prodhimit të brendshëm bruto, rrtija e të ardhurave tatimore. Raportet e fundit tregojnë se ekonomia shqiptare është në përmirësim të vazhdueshëm dhe po ngushton hendekun. Sigurisht që roli i opozitës është të flasë, por kur flet me fytyra të vjetra dhe i shet si risi, atëherë çfarë u mbetet?
Dje PD duhet të thoshte se vetëm sistemi i drejtësisë na ka ulur 11 pikë, nëse do e kishim në rregull, do ishim vendi i parë në rajon. 57 pikë merr vendi.
Ka një diferencë mes nesh dhe jush. Ka problematika, por kjo nuk është qeveri e krimit. 21 janari, Gërdeci, vjedhja e naftës, flasin për një qeveri që bënte krime drejtpërsëdrejti. E vini dhe flisni për krizë. Sillni pretendime qesharake.
Opozita do të kthejë taksën e sheshtë, t’ua ngarkojë shqiptarëve. Vendet e punës, I kemi numrat, 423 mijë vende pune në 2013, 621 mijë janë sot. Kush i krijoi, ju i krijuat? Kjo qeveri premton, ka gjëra që nuk arrin t’i bëjë dot për disa arsye.
A ka risk që financat të prishen në një vit zgjedhor parlamentar? Patjetër që po, është risk i trashëguar.”, u shpreh ndër të tjera Ahmetaj. (XH.A/SHUPLAKA)