Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zgjedhur këtë ditë të shtune për të firmosur peticionin për Vettingun. Pas kryeministrit Rama, ministrave Tahiri e shumë deputetëve të tjerë, sot Ahmetaj ka menduar të japë kontributin e tij në çadrat ngritur nga socialistët.
Mes të tjerash Ahmetaj tha se ”Reforma në Drejtësi është nëna e reformave”.
”Me kënqësi i jam bashkuar nismës qytetare për të firmosur pro Vettingut, reforma në drejtësi është platforma, nëna e reformave të vendit. Cdo qytetar e ka mendjen te kjo reformë, të gjithë janë të bindur se Reforma në Drejtësi e çon vendin drejt Bashkimit Europian.
Vettingu, ekonomia, punësimi nuk janë aspak të ndara. Papunësia ka rënë sërish në Shqipëri por të gjithë jemi të bindur se qytetarët kanë nevojë për punësim dhe pa Vetting nuk ka…
Vettingu dhe Reforma në Drejtësi nuk është një reformë për hir të reformave, por për qytetarët.
Ne këmbëngulim te reforma në drejtësi sepse mendojmë që kjo është rruga e vetme, siç këmbëngulim te reforma, ashtu do këmbëngulim për rritjen ekonomike dhe punësimin.”, tha mes të tjerash Ahmetaj. (V.G/SHUPLAKA)