Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” rekordmenin e atletikës “Kastriot Sulçe”, i cili vazhdoi stërvitjen edhe pas internivmeve dhe përndjekjeve politike të bëra nga regjimi komunist.
Meta tha se Sulçe nuk u thye dhe nuk e harroi ëndrrën e tij për të arritur dicka në sportin e atletikës duke thyer rekorde.
Presidenti Ilir Meta:
Sot pata kënaqësinë të nderoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, rekordmenin e atletikës shqiptare, të paharruarin Kastriot Sulçe.
Edhe pse për shkak të persekutimit politik dhe internimeve familjare u diskriminua dhe u privua të stërvitej, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, ai kurrë nuk u thye, nuk u dorëzua dhe nuk e braktisi ëndrrën për të qenë kampion duke mbetur përgjithmonë një shembull frymëzimi për më të rinjtë.
Nderimi i Tij, sot në Ditën e Rinisë, është edhe një shprehje vlerësimi për kontributin e veçantë të dhënë në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90, që përmbysi regjimin më mizor të kontinentit dhe solli Demokracinë, Lirinë dhe Pluralizmin Politik.
Falenderoj futbollistin dhe trajnerin e mirënjohur Jani Kaçi, që gjithmonë është kujdesur për të lartësuar me meritë figurën e atletit të jashtëzakonshëm, kampion kombëtar me fanellën e “Skënderbeut”, Kastriot Sulçe.