Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ishte e ftuar në programin e moderatorit Ermal Peçi ‘Një kat më lart’. Që në nisje ajo deklaroi se mendohet për daljet e saj dhe se donte të mbyllte intervistat këtë kohë në Shqipëri me Ermalin, pasi kishte ndjerë energjinë pozitive rreth programit.
Nisur nga kjo Ermali i tha Albërijes se është ndër të pakta personazhe që flet pa doreza në ekranet shqiptare, si për jetën private ashtu edhe për atë artistike. Duke marrë spunto nga kjo, deklaratat e saj për ish-bashkëshortin bënë para disa javësh xhiro në mediat online. Si i priti ai këto deklarata? A ka pasur hatërmbetje pas ngjarjeve të rrëfyera nga ajo?
‘Unë fola, kisha munguar në Shqipëri. Edhe pas divorcit isha e rezervuar, jetoja në Tiranë. Tani që jam në Amerikë dhe shoh intervista të njerëzve të realizuar që jetën e tyre e kthejnë motivim për të tjerët. Unë e takoj, kam folur me të, ai është njeri që e kupton jetën, gjithçka’./intv