Amisioni investigativ “Ajsberg”, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në televizionin “Fax News”, temën: “Histori vjedhjeje me ikona”.
Duke u kthyer pas në vitin 2013, lidhur me vjedhjen e disa ikonave dhe afreskeve, gazetari Artur Çani solli mbrëmjen e së hënës historinë me Gjergji Thimion, i cili u akuzua si trafikant i ikonave.
Thimo, u shpreh se në vitin 2013 policia nën pretekstin se po kontrollonin për drogë, i kanë marrë veprat e artit që ai dispononte. Ai tha se pa asnjë provë e kanë akuzuar për trafik të veprave të artit, akuze e cila ra pas 6 muajsh.
“Objektet e mia ishin që të gjitha të çertifikuara. Atë ditë policia mbushi furgonin me veprat e mia dhe në vend që t’i konfiskonin ia durzuan galerisë së arteve. Sipas çertifikatave, unë i kam të vërtetuara se këto vepra arti nuk janë të shtetit”, – tha Gjergj Thimio.
Ai akuzon shtetin se e ka vjedhur me procesverbal.
“Unë skam dalë asnjëherë jashtë shtetit, vërtetohet lehtësisht kjo”, – u shpreh më tej Thimo, ndërsa tha se veprat e tij ishtin të rëndësisë së veçantë dhe ato mund të ruheshin në muze, por askush nuk mund të vërë dorë mbi to deri në përfundim të hetimit. Ai akuzoi ministren e Kulturës se veprat e tij i ka dorëzuar tek Galeria Kombëtare e Arteve, ndonëse kjo e fundit nuk ka kompetenca për ruajtjen e veprave të trashëgimisë kulturore të sekuestruara nga policia.
“Me vendim gjykate, unë nuk kisha aktivitet të paligjshëm siç më bëri Edi Rama dhe Artan Lame, por e kam me vendim gjykate”, – tha thimo duke treguar dokumentet që vërtetojnë pretendimet e tij, ndërsa tha se “Kjo ka qenë një trashgëmi familjare”.
Ai shprehet se pas daljes nga burgu, ku vuajti më shumë se 4 vite, nuk i është kthyer asnjë vepër.
Sipas “Ajsberg” e gjithë rruga e ndjekur nga shteti është në kundërshtim me ligjin.
Për të marrë informacionin e saktë të për sekuestrimin e këtyre ikonave, “Ajsberg” i është drejtuar me shkresë të protokolluar Ministrisë së Kulturës, por edhe pas dy javësh dhe disa kërkesave radhazi, nuk ka ende asnjë përgjigje.
Po me shkresë të protokolluar, emisioni investigativ i është drejtuar edhe Galerisë Kombëtare të Artit, e cila pas disa ditësh, me anë të një shkrese shprehet se veprat e artit janë në Muzeun Historik Kombëtar, i cili shprehet se nuk ka asnjë vepër të sekuestruar në dorëzim, përveç 91 prej tyre të cilat i janë dorëzuar me vendim gjykate.
Ende sot nuk ka një përgjigje nga institucionet përgjegjëse, se ku ndodhet këto vepra arti.
Gjergji Thimio tregon për “Ajsberg” se ësthë keqtrajtuar në burg, ka pësuar edhe infarkt të provokuar të miokardit. Por përveç kësaj bashkëshortja është ndarë nga ai për shkak të frikës, ndërsa Thimio shprehet se ndonëse ai doli në kemp për shkak të infarktit të miokardit, me urdhër të Edi Ramës, iu ndërpre kemp-i.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme:
(B.B/ Faxweb.al)