Akademiku rus Aleksandër Rusakov ka ardhur në Tiranë me ftesë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në një konferencë shkencore për shkrimtarin Ismail Kadare, Rusakov dha një intervistë të gjatë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.
Rusakov deklaroi për gazetarin Qafoku se nuk ka asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës.
“Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”, tha Rusakov që një pjesë të studimeve të tij për gjuhën dhe kulturën shqipe i ka bërë në Kosovë. Rusakov për Kadarenë Profesori rus Aleksandër Rusakov gjatë konferencës shkencoore mbajti kumptesën me temë “Gjuha shqipe në krijimin e universit të Kadaresë” duke përdorur deri një shprehje të marrë prej tij “gjithëfarë rrangullash që su dihej as emri”.
Janë të shumtë studiuesit shqiptarë që e vlerësuan Rusakov për sjelljen në studimin e tij të elementeve të gjuhës shqipe të përdorur nga Kadare në krijimet e tij letrare që për studiuesit dhe shkencëtarët është një lëndë e jashtëzakonshme. Lidhur me këtë gjatë intervistës Rusakov preku edhe çështjen e çmimit Nobel duke bërë një përcaktim gati letrar.
“Ismail Kadare është krijur për të marrë çmimin “Nobel”. Unë nuk arrij të kuptoj se si Akademia suedeze nuk ia jep këtë çmim këtij shkrimtari. Por duket se ka arsye politike”, tha gjuhtari dhe akademiku rus. Sipas tij njëkohësisht duhet të kenë ndikuar edhe ata shqiptarë që kanë dërguar letra e padi ndaj Kadaresë në Akademinë “Nobel”. “Kjo nuk është normale por më anormale është se si Akademia nuk ia jep këtë çmim”, tha ai.
I pyetur nga gazetari Qafoku nëse Ismail Kadare ka qenë ndikuar në krijimtarinë e vet nga shkrimtarët rusë, bashkohës të tij, Rusakov e mohoi kategorikisht këtë. “Kadare nuk është ndikuar nga letërsia ruse. Po të ishte ndikuar në atë kohë do ta dëmtonte në krijimtarinë e vet”, tha Rusakov. I pyetur nga gazetari Qafoku se përse Kadare nga njëra anë merr vlerësime prej tij por nga ana tjetër vetëm dy romane janë përkthyer në shqip, Rusakov tha: Po është e vërtetë, në ruissisht janë përkthyer vetëm “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Dimri i madh”.
“E para është vepër e madhe, ndërsa e dyta nuk na ka bërë shumë përshtypje sepse e kemi lexuar vetëm pas vitit 1990. Ndoshta do kishte vlerë tjetër nëse do ta lexonim pas botimit në Shqipëri,”, tha Rusakov. Nga ana tjetër Rusakov shtoi se arsyeja e mospërkthimit të veprave të tjera është sepse në Rusi nuk ka përkthyes të mirë të një niveli të lartë. Marrdhëniet e Rusisë me Shqipërinë. (MD/SHUPLAKA)