Një akident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aksidenti ka ndodhur në Malësinë e madhe në fshatin Boriç i madh në orën 6 e 30.
Bashkim Xhafa 40 vjeç me mjetin e tij ka përplasur për vdekje një 55-vjeçare. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e mundshme të këtij aksidenti.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit. (E.K/SHUPLAKA)