Një aksident te tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit, ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete, njëri i drejtuar nga një shtetas italian me inicialet F.T., dhe tjetri nga shtetasi shqiptar A.K.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë tre pasagjerë, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, nuk raportohen dëmtime serioze.
Të dy drejtuesit e automjeteve iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultuan negativë, me 0.00 mg/l.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërkohë që lëvizja në zonë është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Rrugore.
Njoftimi i policisë:
Tuneli i Murrizit/Informacion paraprak
Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.