Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Tepelene-Levan ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Makina me të cilën 3 persona udhëtonin humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Aksidenti rrugor ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila.
Makina ka rënë disa metra nga rruga, duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit, Luan Bilbili që mbante detyrën e shefit të Financës në Bashkinë Memaliaj, ndërsa më herët kishte qenë shef Finance në komisariatin e këtij qyteti.
Viktimë në aksident mbeti edhe shoku i tij Syrja Hysa që ishte shef Finance në njësinë Administrative Qesaret. I vetmi që i mbijetoi aksidentit ishte Erion Sina, përgjegjës i Monumenteve të Kulturës në Tepelenë.
Personat në automjet nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe kjo ka sjellë bilancin fatal.
(M.D/ Shuplaka)