Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në dalje të tunelit të Elbasanit.
Si shkak i përplasjes së mjetit ka humbur jetën një 55-vjeçare, e cila ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj.
XH.G ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 60 vjeçari me inicialet I.G ka mbetur i plagosur.
Policia tha se sot me datë 16 prill 2018, rreth orës 8:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë -Elbasan ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në dalje të tunelit në drejtimin Elbasan-Tiranë, dy shtetas, duke udhëtuar me një mjet me targë AA544KO me drejtues I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere, bashkëshorten Xh.G., rreth 55 vjeçe, kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përmbysur.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, që menjëherë janë derguar në spital, por gruaja Xh.G, si pasojë e dëmtimit ,ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G. po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post