Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Kamëz, ku një mjet ka përplasur dy të mitur, 15 dhe 6 vjeç. Duke iu referuar inicialeve të fëmijëve të aksidentuar, ata kanë lidhje familjare mes tyre.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton më tej mbi rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.
Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)