Fax News bën me dije se pasditen e sotme rreth orës 16:40, një mjet tip “Volksëagen Polo” ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 75 vjeç në qytetin e Pogradecit.
Pasi ka përplasur kalimtarin, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Policia e ka shpalluar atë në kërkim.
Burime të Fax News bën me dije se i moshuari ka qenë duke ecur i vetëm në unazën e qytetit kur është përplasur për vdekje nga një automjët i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë bërë me dije policisë se mejti që ka goditur 75-vjeçarin vetëm pak metra larg banesës së tij ka qenë një ëolksvagen polo.
(E.L./Faxweb)