Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bypassin e Tepelenës. Një mjet tip Benz me drejtues 50-vjeçarin Ylli Ruçi ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale, ndërsa 50-vjeçari udhëtonte i vetëm, dhe po kthehej nga puna si roje.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë terreni i keq dhe përgjumja e mundshme e Ruçit.
Mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një terren të pashtruar.
Ruçi ishte roja i firmës që po merret me ndërtimin e Bybassit të Tepelenës.
Ky i fundit është babai i Kristo Ruçit, i cili është akuzuar dhe shpallu në kërkim lidhur me grabitjen e një banke në qendër të Tepelenës pak muaj më parë.
(E.K/FAXWEB.AL)