Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku një fëmijë ka humbur jetën gjatë një aksidenti em zetor.
Mësohet se fëmija me iniciale N.N, sëbashku me dy kushërinj bashkëmoshatarë ka qenë duke drejtuar zetorin e gjyshit të tij, por pasi ka përshkruar rreth 700-800 m rrugë kanë rënë në një kanal.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 06.05.2017, rreth ores 13:10 , është marrë njoftim se në Grykë Zezë , në vendin e quajtur Ish Frutoria, një mjet Zetor kishte rënë në kanal dhe për pasojë kishte humbur jetën fëmija N.N. 10 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se 3 fëmijë( kushërinj me njëri tjetrin) konkretisht A.Ll. 11 vjeç, N.N. 10 vjeç dhe L.Ll.11 vjeç kanë marrë duke drejtuar mjetin bujqësor Zetor në pronësi të gjyshit të tyre që ishte pranë banesës i fikur.
Pasi kanë ndezur Zetorin , i cili drejtohej nga shtetasi A.Ll. , kanë përshkuar rreth 700-800 m rrugë kanë dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi N.N. 10 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (D.D/Shuplaka)