Pasditen e sotme në Orikum të Vlorës, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një makinë Fiat me targa AA 309 KL është përplasur me një autobus.
Mëesohet se drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve autobusi i përfshirë në aksident po transportonte nxënësit e shkollës së Orikumit, të cilët i kishte zbritur përpara se të ndodhte aksidenti.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia po heton ngjarjen.