Njëaksident ka ndodhur nmbrëmjen e sotme, ku një automjet është përplasur me një motor në kryqëzimin e rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës.
Sipas informacioneve të para mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)