Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sukth dhe në këtë aksident janë përfshirë dy mjete, një Ford Fiesta, një Mercedes Benz dhe një Ford Focus, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Durrësit.
Sipas “Jeta Osh Qejf” nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar aksidenti, si pasojë e të cilit nuk ka persona të lënduar. Siç mund të shikohet edh nga fotot, automjeti tip Benz që ka qenë në mes, është ai që ka pësuar më shumë dëmtim. (J.V/Shuplaka)