Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë tek “21 Dhjetori”.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.
Policia dhe ambulanca në vendngjarje per zbulimin e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë sipas burimeve disa persona kane mbetur të lënduar.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë për ngjarjen.