Pilotja e tretë në helikopterin Black Hawk që u rrëzua pas përplasjes me avionin e American Airlines, Rebecca M Lobach ishte një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë.
Mediat amerikane raportojnë se Lobach, 28 vjeç, ishte një nga tre ushtarët në bordin e helikopterit ushtarak. Ajo shërbeu gjithashtu si ndihmëse sociale ushtarake e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Bidenit.
Identiteti i saj fillimisht u fsheh si pasojë e katastrofës, pasi thashethemet e krahut të djathtë u përhapën dhe Presidenti Donald Trump fajësoi iniciativat e diversitetit për minimin e sigurisë ajrore.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e shkakut, ndërsa të dhënat paraprake japin të dhëna kontradiktore për lartësitë e dy avionëve në momentin e rrëzimit.