05:56 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Kamëz dhe shpërthimi në Bolonja, policia rrugore paralajmëron masat e rrepta

17:31 | 10/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidenti i rëndë në Kamëz dhe shpërthimi në Bolonja, policia rrugore paralajmëron masat e rrepta

Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola përmes një deklaratë për shtyp ka dhënë disa këshilla për këmbësorët, drejtuesit e makinave dhe përdoruesit e biçikletave për të shmangur aksidentet rrugore, sidomos gjatë periudhës së mbingarkuar të sezonit turistik.

Tola është shprehur se policia rrugore duke iu referuar aksidentit të datës 8 gusht në Kamëz,  ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë kërkon nga drejtuesit e automjeteve, një listë këshillash për t’u zbatuar.

  1. Tejkalimi i normave të shpejtësisë së mjeteve brenda qendrave të banuara është një nga shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit të mjetit dhe premisë për tu përfshirë në aksidente rrugore;
  2. Përdorimi i aparateve celularë gjatë drejtimit të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të tërheqjes së vëmendjes nga drejtimi i mjetit, që shpie pastaj humbjen e kontrollit të tij;
  3. Qarkullimi i biçikletave duhet të bëhet në kujdesin më të madh. I kujtojmë drejtuesve të mjeteve, se drejtuesit e biçikletave dhe të çiklomotorëve nuk janë të mbrojtur nga “karkasa” metalike, sikundër mjetet, mjafton një pakujdesi e dyanëshme dhe pasojat mund të jenë të rënda. Kapërcimi i kryeqëzimeve prej drejtuesve të biçikletave duhet të bëhet në kujdesin maksimal, dhe në çdo rast edhe drejtuesit e biçikletave duhet të fillojnë të përdorin kaskot mbrojtëse të veçanta;
  4. Këmbësoret brenda qendrave të banuara, duhet të kryejnë kapërcimin e kryqëzimeve me kujdesin maksimal atje ku janë vijat e kalimit të këmbësorëve, dhe jo të kryejnë kapërcime diagonal të kryqëzimeve, duke venë në rrezik jetën e tyre dhe të të tjerëve;
  5. Jashtë qendrave të banuara këmbësoret duhet t’u japin përparësi drejtuesve të mjeteve dhe të kryejnë kapercimin e karrexhatës vetëm kur të jenë të sigurtë që kapërcimi i rrugës mund të bëhet pa rrezikuar jetën e tyre;
  6. Policia Rrugore detyrohet të kujtojë, se gjatë drejtimit të mjeteve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, janë të ndaluara përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale, shkrepja e fotografive për ti shkëmbyer në instagram dhe në fb.
  7. Nisur nga analiza e aksidenteve të muajit Korrik dhe muajit Gusht në vijim, ka një numër “të evidentuar” drejtuese mjeti femra që janë përfshirë në aksidente rrugore më pasojë, ndërkohë që dua të theksoj edhe të dhënën tjetër, që vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur, për të cilat ka filluar ndjekja penale.

Sa më sipër kërkojmë të rritet kujdesi nga kjo kategori drejtuesish mjeti gjatë drejtimit të mjetit, për të evituar shkeljet dhe për të parandaluar në maksimum aksidentet me pasojë jetën e tyre dhe të shtetasve të tjerë.

 

Drejtimi i mjeteve nga “kjo kategori drejtuesish” me kepucë të përshtashme, mospërdorimi mundësisht edhe i duhanit gjatë drejtimit të mjeteve, mosmbajtja e kafshëve shtepiake në kabinat e autoveturave të tyre pa i siguruar, do të lehtësonte manovrueshmërinë më të mirë gjatë drejtimit të mjeteve dhe do të evitonte përfshirjen në aksidente.

Aksioni i saj këtë javë ka qenë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse. Për realizimin me efektivitet të kontrolleve të mësipërme nga shërbimet e Policisë Rrugore, për identifikimin e këtyre shkeljeve janë angazhuar shërbime policore rrugore “civile” me mjete “jo të uniformuara” të policisë; Nisur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Bolonja të Italisë me përfshirjen e një mjeti autobot që transportonte lëndë të rrezikshme, ku pasojat ishin të rënda për përdoruesit e rrugës, prej ditës së Mërkurë nëpërmjet një plani operacional të veçantë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kontrolluar dhe po kontrollojnë kategorinë e mjeteve dhe të drejtuesve të mjeteve që transportojnë në Shqipëri karburante dhe lëndë të rrezikshme në drejtim të respektimit të normave të veçanta për këtë kategori dhe të sistemeve e të pajimeve të parashikuara në Kodin Rrugor;

Gjithashtu nëpërmjet mediave lokale dhe rrjeteve sociale, 12 drejtuesit e shërbimeve vendore të Policisë Rrugore kanë komunikuar dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun. Nga ana tjetër vazhdoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.

 

 

Pas

“Policia që duam”, shefi ia merr valles i dehur, qëllon vartësit me shkop (Video)

Para

PAMJE SHOKUESE/ Mundohet të largohet me vrap por nuk ia del, polici qëllon për vdekje 25-vjeçarin (FOTO-VIDEO)

Para
PAMJE SHOKUESE/ Mundohet të largohet me vrap por nuk ia del, polici qëllon për vdekje 25-vjeçarin (FOTO-VIDEO)

PAMJE SHOKUESE/ Mundohet të largohet me vrap por nuk ia del, polici qëllon për vdekje 25-vjeçarin (FOTO-VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.