Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.
I moshuari Nimet Bilani, nën drejtimin e automjetit tip “Benz” me targë AA 372 KJ, ka aksidentuar dy të moshuar, këmbësorë, K.Gj. 77 vjeç dhe F.V. 75 vjeç.
Sipas policisë, të dy të plagopsurit kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.
Por një dëshmitar okular i ngjarjes ka thënë për “Jeta Osh Qef”, se të plagosurit kanë qëndruar më shumë se 20 minuta të shtrirë në rrugë, ndërsa ambulanca ka ardhur me vonesë në vendngjarje,
“Ky është shteti që duam dhe policia që duam. Ka 20 minuta që është bërë aksidenti dhe nuk vjen kush që ti marrë”, denoncon qytetari.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”523″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]