19:15 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksidenti me katër femra të vdekura, arrestohet drejtuesi i mjetit, burri i njërës prej viktimave

22:25 | 23/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Kush është një nga 4 viktimat që humbën jetën në Elbasan, burri saj u plagos rëndë

Jonida Kotorri, viktima dhe Gezim Kotorri drejtuesi i mjetit, bashkëshorti

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Gëzim Kotorri, drejtues i mjetit ku po udhëtonin katër femra, të cilat mbetën të vdekura në vend pas një aksidenti tragjik pasditen e sotme në Paper.

Gëzim Kotorri, bashkëshorti i njërës prej viktimave, bëhet e ditur se ka kryer parakalim të gabuar, ndërkohë që masa e sigurisë i është komunikuar në spital.

Faxweb.al raporton se nga aksidenti humbën jetën Lume Hoxha, 55 vjeçe, Jonida Kotorri, 30 vjeçe, Fatime Hoxha dhe Fetushe Agolli, 68 vjeçe.

Dy të tjerë mmbetën të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë ndërsa Faxweb.al mëson se ata janë drejtuesit e dy prej tre mjeteve të përfshira në aksident, përkatësisht Oltion Shehi dhe Xhimi Shehi ky i fundit shoferi i mjetit tip “Seat”.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se viktimat po shkonin në një funeral, pasi Fatime Hoxhës, i kishte vdekur burri në Tiranë. Fetushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze.

Viktimë mbeti edhe Jonida Kotorri 30 vjeçe, mama e një djali, jetonte në Tiranë, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe bashkëshorti i saj Gëzim Kotorri, drejtuesi i mjetit.

Informacion paraprak
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K., mjeti me drejtues shtetasin O.Sh. dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Gëzim Kotorri
Pas

Shpallet portieri më i mirë i vitit, Alisson frymëzon me fjalimin prekës

Para

FIFA The Best 2019: Shpallet futbollisti dhe trajneri i vitit, Klop tallet me rivalin

Para
FIFA The Best 2019: Shpallet futbollisti dhe trajneri i vitit, Klop tallet me rivalin

FIFA The Best 2019: Shpallet futbollisti dhe trajneri i vitit, Klop tallet me rivalin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.