Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Tiranë në vendin e njohur se mbikalimi i Patokut si pasojë e të cilit kanë mbetur disa të plagosur rëndë.
Katër persona të cilët kanë marrë plagë të rënda ndërkohë njëri aks i autostradës është bllokuar për një periudhë kohore.
Aipas noftimit të policisë, mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeçe.
Në mjetin me drejtues shtetasin E.P., ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.
Të aksidentuari janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndohden nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Njoftimi i Policisë:
Në autostradën Lezhë-Tiranë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “, mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeçe.
Në mjetin me drejtues shtetasin E.P., ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)