Si pasojë e një aksidenti në afërsi të mbikalimit të Patokut në Rrethin e Kurbinit, ka humbur jetën 26 vjeçarja Sonila Gurra e cila në momentin e aksidentit u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traujmës në Tiranë.
Sipas burimeve mësohet se drejtuesja e mjetit tip “Smart” nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë ku makina e cila drejtohej nga 26-vjeçarja është përplasur me një trajler.
Informacion paraprak
Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D.
Si pasojë ka mbetur e demtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)