23:39 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT, do të krijohet Instituti i Tumoreve”-Programi për Shëndetësinë, Berisha: Do të dyfishohen rrogat për mjekët dhe infermierët

13:27 | 25/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT, do të krijohet Instituti i Tumoreve”-Programi për Shëndetësinë, Berisha: Do të dyfishohen rrogat për mjekët dhe infermierët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar dyfishimin e pagave për mjekët dhe infermieret, ndërkohë që eshte zotuar se me PD ne pushtet, do te rritjet edhe numri i ilaçeve me rimbursim. Gjatë një aktiviteti ku ka prezantuar programin për shëndetësinë, Berisha është shprehur se Spitali Onkologjik do të shkëputet nga QSUT dhe ai do të jetë një Institut i Tumoreve që do të ketë një buxhet me vetë.

  “Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT sepse është konstatuar se QSUT i ka vjedhur dhe shkatërruar të sëmurët. Ajo drejtori famëzezë ka bërë tendera të përsëritura pa sjellë asnjë ilaç. Askush nuk ka punë më të vështirë se mjekët e onkologjikut, por ama heshtja e tyre nuk mund të pranohet. Po pse duhet të heshtin ata para hajdutëve drejtorë dhe ministra. Dhe kanë heshtur.  Ka prej tyre që nuk kanë heshtur, kanë ikur dhe e kanë nderuar bluzën e bardhë.

Ndaj do krijohet Instituti i Tumoreve. Ky institut do ketë buxhetin e vet dhe i garantoj shqiptarët se sado që të kushtojnë ilaçet e tyre, të cilat përdoren në BE, do përdoren në Shqipëri. Unë e di se këto ilaçe janë shumë të kushtueshme, por e di se ky shtet ka çdo mundësi për t’i blerë ato. T’u them një gjë, por për kohën që kam qenë kryeministër, nuk më ka ardhur kurrë një lajm se aty mungojnë ilaçet. Mund të ketë ardhur njëherë nga hematologjia dhe e blemë. Kushtonte jashtë mase. Nuk mundet shteti që të mos blejë ilaçet që janë të domosdoshme”, tha Berisha.

Ndërkohë kreu i PD që ka premtuar GDP-ja për Shëndetësinë do të do të jetë 3 përqind e buxhetit të shtetit. “Sot, 2.1 përqind e GDP-së shkon për shëndetësinë. Do rritet që vitin e parë në 3 përqind, me synimin e prerë që brenda mandatit të dalë mbi mesataren e rajonit si financim.

Ka një institut të sigurimeve shëndetësore. Do i jepet pavarësi nga parlamenti. Do funksionojë si institucion i pavarur. Por, ligji që 3 muajt e parë do parashikojë krijimin e sigurimeve private, për  qëllimin e vetëm për të nxitur garën. Nuk rrihet me monopol. Se ky monopol krijon shumë probleme dhe e nxjerr jashtë kontrolli”, tha ai.

Duke iu rikthyer çështjen e pagave, Berisha ka premtuar rritje të mbështetjes financiare për bluzat e bardha. “Rimbursimi i ilaçeve nga 50 do shkojë drejt 90 përqind. Do kapë standardet. Pra, kemi folur për paketa emergjente. Kemi deklaruar se çështja e pensioneve dhe rrogave të ulëta është emergjencë.

Deklarojmë sot para shqiptarëve se çështja e shëndetësisë është emergjencë. Rrogat, pa diskutim që do të rriten.  Në mandatet që kishim më parë ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve. Tani ne do bëjmë që mjekët në Shqipëri të paguhen më mirë se mjekët e tjerë. Çfarë bëri Hungaria në epideminë e Covid-it? Vuri rroga gjermane për mjekët sepse mjekët po vraponin drejt Gjermanisë. Apo do bëjmë ligje që punoni 3 vjet apo 5 vjet. Marrëzira.

Rritim rrogat, krijojmë kushtet dhe shumica nuk kanë asnjë tendencë të largohen, por të shërbejnë në vendin e tyre. Ndaj dhe ne do shkojmë drejt dyfishimit të rrogave të mjekëve dhe infermierëve dhe rritjes gjersa ata të marrin më shumë se mjekët dhe infermierët në rajon dhe të afrohen me standardin e BE. Unë u ndala në disa elementë, por kjo reformë do marrë formën përfundimtare vetëm nga mendimet tuaja, propozimet tuaja, sugjerimet tuaja. Gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor ne e konsiderojmë emergjencë.

Është sistem në të cilin janë kryer krime kundër njerëzimit duke lënë së sëmurë në kthetrat e fatit, jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të ilaçeve. Merr fund kjo! Edhe njëherë i përshëndes punonjësit e këtij sistemi me shpresë dhe besim të plotë se ata do u përmbahen standardeve më të larta të humanizmit, të betimit të tyre si shërbëtorë të të sëmurëve” tha ai.

Pas

Rama shpall shtetin bektashi: Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë!

Para

Baba Mondi në 95-vjetorin e Kryegjyshatës: Mirënjohje për Edi Ramën! Stabilizimi i një Statuti Juridik Ndërkombëtar për Urdhrin Bektashi tregon mirëkuptimin e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë

Para
Rama: Bektashizmi, monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shteti dhe populli shqiptar

Baba Mondi në 95-vjetorin e Kryegjyshatës: Mirënjohje për Edi Ramën! Stabilizimi i një Statuti Juridik Ndërkombëtar për Urdhrin Bektashi tregon mirëkuptimin e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.