Aksidenti tragjik i ndodhur gjatë natës në fshatin Bërzhitë të Tiranës, i mori jetën dy adoleshente dhe mbetën të plagosur 3 persona.
Mësohet se shoferi i makinës, me targa AA044LN, është Francesk Shaba 18 vjeç, i cili rezulton të jetë pa patentë.
Gjithashtu, raportohet se makina i përkiste babait të 18 vjeçarit. Të rinjtë po ktheheshin nga ditëlindja e një prej dy 14-vjeçarëve.
Raportohet se tre të plagosurit ende janë nën kontrolli mjekësor, ndwrsa O .M, dhe L.M, kanë shembje në trup dhe në kokë
Makina me drejtues shtetasin F.SH 18 vjeç ka përfunduar jashtë rruge, duke u përplasur me një pemë. Si pasojë kanë humbur jetën dy vajza 17 vjeçare, përkatësisht me iniciale D.T dhe S.S.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë lagështira në rrugë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(K.H/FAXWEB.AL)