Katër të rinj, dy vajza shqiptare dhe dy djem italianë, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të shënuar në orët e para të mëngjesit në Guidonia Montecelio, komunë afër kryeqytetit italian.
Mediat vendase raportojnë se në automjetin e aksidentuar “Mini Cooper” udhëtonin katër të rinj, dy italianë dhe dy shqiptare. Vajzat janë identifikuar si Xhesika Gjanaj. 19 vjeçe dhe Ambra Shailiani, 18 vjeçe.
Ato ndodheshin në sediljen e pasme të mjetit, ndërsa dy djemtë të identifikuar si Federico B. 18 vjeç dhe Riçardo M. 19 vjeç, ndodheshin përpara.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat e deritanishme flitet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonin të rinjtë.
Aksidenti u raportua fillimisht nga disa shoferë mjetesh. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilave iu deshën më shumë se 3 orë për nxjerrjen e dy trupave të ngecura brenda mjetit. Ndërkohë, dy viktima të tjera fluturuan nga makina për shkak të përplasjes, duke u gjetur 30 metra larg vendngjarjes.
Media italiane “Tgcom” ka publikuar fotot e katër të rinjve që humbën jetën tragjikisht pas përplasjes me një pemë. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1038″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]